Lidhje

Koreanoveriorët të pikëlluar nga vdekja e udhëheqësit të tyre Kim Jong Il

  • Zëri Amerikës

Koreanoveriorët të pikëlluar nga vdekja e udhëheqësit të tyre Kim Jong Il

Koreanoveriorët të pikëlluar nga vdekja e udhëheqësit të tyre Kim Jong Il

Njoftimi dje i lajmit për vdekjen e udhëheqësit koreanoverior Kim Xhong Il, po shoqërohet me komente për pasuesin e tij të mundshëm.

Në fund të vitit të kaluar, zoti Kim gradoi djalin e tij në rangun e gjeneralit me katër yje, një veprim u pa si përpjekje vazhdimësie për ta kaluar dinastinë e vetme komuniste në botë në brezin e tretë.

Por diplomati amerikan Kris Hill, ish-ambasadori amerikan në Korenë e Jugut dhe kryenegociator në bisedimet me Phenianin për çështjen bërthamore, thotë në një intervistë me Associated Press se Kim Jong Un nuk i ka vetitë e një politikani dhe as nuk është i gatshëm për t’i zënë vendin të atit.

Një kandidaturë e mundshme thotë ai është edhe bashkëshorti i motrës së Kim Xhong Ilit. Ndërkohë, dhjetëra koreanoveriorë vazhdojnë të vajtojnë vdekjen e udhëheqësit të tyre, Kim Jong Il, ndërkohë që trupi i tij është vendosur për homazhe në kryeqytetin e vendit, Penian.

Pamjet në televizionin e Koresë së Veriut tregojnë djalin e vogël të zotit Kim Jong Il, Kim Jong Un, në krye të zyrtarëve të tjerë qeveritarë ndërkohë që ata rreshtoheshin pranë arkivolit prej xhami për të shprehur nderimet e tyre të fundit.

Turma e njerëzve të cilët vajtonin marshuan dje përmes rrugëve të Penianit, duke mbajtur lule dhe duke u lutur pranë këmbës së statujës gjigande të zotit Kim, vetëm disa orë pas lajmit për vdekjen e tij.

“Gjenerali ynë nuk u largua përfundimisht. Ai do të qëndrojë në zemrat tona përgjithmonë. Gjenerali ynë i dashur. Ne do ta shikojmë me respekt shokun Kim Jong Un ndërkohë që betohemi përpara teje.” - thotë një prej njerëzve në homazhe

Agjencia zyrtare qëndrore e lajmeve e Koresë së Veriut ka thënë se të shtunën 69 vjeçari Kim Jong Il vdiq nga infarkti gjatë udhëtimit me tren, në një nga vizitat e tij të zakonshme në terren.

Funerali shtetëror do të mbahet me 28 dhjetor në Penian. Në Uashington, Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Klinton u takua me homologun e saj japonez, dhe shprehu shqetësimet për mirëqenien e popullit koreanoverior.

“Ne ndajmë interesa të përbashkëta për një tranzicion paqësor dhe të qëndrueshëm të pushtetit në Korenë e Veriut, dhe për garantimin e paqes dhe qëndrueshmërisë së rajonit. Sot jemi vënë në kontakt me partnerët tanë në bisedimet gjashtë-palëshe.” - tha zonja Klinton

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, së bashku me Kinën, Rusinë dhe Korenë e Jugut kanë qenë në negociata me Korenë e Veriut për mbylljen e programit bërthamor të këtij vendi në shkëmbim të ndihmave humanitare.

Në fund të vitit të kaluar, zoti Kim gradoi djalin e tij në rangun e gjeneralit me katër yje. Ky veprim u pa si një përpjekje vazhdimësie për ta kaluar dinastinë e vetme komuniste në botë në brezin e tretë.

XS
SM
MD
LG