Lidhje

Tensione mes Seulit dhe Phenianit


Një pikë tensionuar kufitare kalimi mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut funksionoI si zakonisht sot, megjithëse Pheniani ka prerë një linjë të rëndësishme komunikimi që ndihmon në bashkërendimin e kalimit kufitar.

Veriu preu dje linjën e fundit të drejtpërdrejtë ushtarake me Seulin, duke thënë se ajo nuk është më e nevojshme meqë “lufta mund të shpërthejë në çdo moment”. Linja telefonike përdorej për të bashkërenduar kalimin e punëtorëve nga Koreja e Jugut në një kompleks të përbashkët industrial në Veri.

Edhe në të kaluarën, Pheniani ka prerë linjat ushtarake, duke i lënë punonjësit koreanojugorë të bllokuar në kompleks. Por punonjësit njoftuan se puna vazhdoi sot si zakonisht në kompleksin industrial Kaesong.Tensionet në Gadishullin Korean janë acaruar së tepërmi kohët e fundit, ndërsa si Veriu ashtu edhe Jugu i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara kanë demonstruar përgatitjen e tyre ushtarake.

Në demostrimin e fundit të forcës, Koreja e Veriut tha se forcat e armatosura amerikane ndërmorën pesë misione fluturimi mbi Korenë e Jugut me avionë B-2. Në deklaratë thuhet se bombarduesit me kapacitet bërthamor fluturuan 10 mijë kilometra nga një bazë mesperëndimore e Shteteve të Bashkuara në Gadishullin Korean, duke kryer një manovër alarmi dhe pastaj u kthyen në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG