Lidhje

Seuli, shqetësime të reja ndaj Phenianit


Gjatë një fjalimi para kadetëve të sapodiplomuar, presidentja Park Geun-hye tha se do të “merret seriozisht me provokimet e Koresë së Veriut”

Presidentja e Koresë së Jugut ka shprehur shqetësim dhe irritim ndaj kërcënimeve të vazhdueshme të Koresë së Veriut.

Gjatë një fjalimi sot përpara kadetëve të sapodiplomuar, presidentja Park Geun-hye tha se ajo do të “merret seriozisht me provokimet e Koresë së Veriut”. Ajo e quajti situatën aktuale të sigurisë “shumë të rëndë”, një ditë mbasi zyrtarët e Phenianit shkuan drejt anullimit të paktit të mos agresionit me Korenë e Jugut.

Kërcënimet erdhën vetëm disa orë mbai Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara votoi unanimisht dje një rezolutë që miratonte sanksione të reja, në përgjigje të povës bërthamore të Koresë së Veriut muajin e kaluar. Për këtë rezolutë votoi edhe Kina, aleatja historike e Koresë së Veriut.
XS
SM
MD
LG