Lidhje

Koreja e Jugut arreston kapitenin e tragetit të fundosur


Policia në Korenë e Jugut ka arrestuar kapitenin dhe dy pjesëtarë të ekuipazhit të tragetit të fundosur, nën akuzat se kishin braktisur pasagjerët pak pasi të mërkurën trageti u anua dhe më pas u mbyt.

Hetuesit besojnë se kapiteni 69 vjeçar nuk përmbushi detyrën e tij për të mbrojtur pasagjerët kur, sipas dëshmitarëve, ai ishte ndër të parët që u larguan nga trageti. Mjeti lundrues u fundos pranë ishullit Jindo me 476 persona në bord.

32 vetë konfirmohen të vdekur dhe 270 të tjerë, shumë prej të cilëve nxënës në shkollë të mesme, ende figurojnë të humbur, ndërkohë që shuhen shpresat për të gjetur persona gjallë.

Thuhet se kapiteni këshilloi pasagjerët të qëndronin ulur, ndërkohë që trageti po anohej duke bllokuar daljet e shpëtimit.

Njoftohet ndërkaq se nëndrejtori i shkollës, i cili ishte mes të shpëtuarve nga trageti i fundosur, ka vrarë veten.
XS
SM
MD
LG