Lidhje

Koreja e Jugut i shtrin dorën e bashkëpunimit Koresë së Veriut

  • Zëri Amerikës

Koreja e Jugut i shtrin dorën e bashkëpunimit Koresë së Veriut

Koreja e Jugut i shtrin dorën e bashkëpunimit Koresë së Veriut

Presidenti jugkorean Lee Mjung Bak thotë se në se Koreja e Veriut tregon sinqeritet, mund të fillojë një epokë e re në marrëdhëniet ndërkoreane.

Mes të dy vendeve tensionet janë shtuar sidomos, pas një incidenti të fundosjes së një anieje luftarake pranë kufirit detar në mars të 2010-ës.

Në fjalimin e tij me rastin e Vitit të Ri, që u transmetua me televizion, presidenti koreanojugor tha se në gadishullin korean tani ka një mundësi të re, me ardhjen në pushtet të Kim Xhong Unit, i cili mban gjithashtu postin e komandantit suprem të ushtrisë koreanoveriore dhe atë të Kryetarit të Partisë në pushtet.

Por udhëheqësi koreanojugor paralajmëroi se vendi i tij do t’i kundërpërgjigjet me vendosmëri çdo provokimi nga Pheniani. Komisioni Kombëtar i Mbrojtjes i Koresë së Veriut ka thënë ndërkohë se nu do të ketë ndryshim të politikave të vendit nën udhëheqjen e Kim Xhon Unit.

XS
SM
MD
LG