Lidhje

Koreja e Jugut paralajmëron për provë bërthamore të Phenianit


South Korean Defense Ministry spokesman Kim Min-seok speaks during a press conference on the country's new defense zone at the Defense Ministry in Seoul, South Korea, Sunday, Dec. 8, 2013.

South Korean Defense Ministry spokesman Kim Min-seok speaks during a press conference on the country's new defense zone at the Defense Ministry in Seoul, South Korea, Sunday, Dec. 8, 2013.

Ushtria e Koresë së Jugut po paralajmëron se Koreja e Veriut mund të jetë duke u përgatitur të kryejë një tjetër provë bërthamore nëntokësore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes Kim Min-seok tha se ky vlerësim bazohet tek aktivitetet në rritje në qendrën e provave Punggye-ri.

Zëdhënësi nuk pranoi të komentojë për natyrën specifike të aktiviteteve, por paralajmëroi se ky mund të jetë një kurth i Veriut.

"Ka shumë aktivitete tani, kështu që ushtria jonë po përqëndrohet në faktin se Korea e Veriut mund të kryejë papritur një prove bërthamore në një periudhë të shkurtër, ose mund të pretendojë se po kryen një prove bërthamore dhe të na mashtrojë siç ka bërë në të kaluarën."

Ai tha se Seuli, së bashku me Uashingtonin, po e monitoron nga afër zonën dhe ka krijuar një grup pune për këtë qëllim. Udhëheqësit e Koresë së Jugut kanë paralajmëruar muajt e fundit se Pheniani mund të japë urdhër për të kryer një provë bërthamore në çdo moment.
Veriu ka kryer prova bërthamore në vitin 2006, 2009 dhe 2013 duke shkelur rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Muajin e kaluar, Pheniani paralajmëroi se po përgatit “një formë të re” të provës bërthamore.

Besohet se Pheniani po punon për një mbushje të vogël bërthamore që të futet brenda një raketë balistike ndërkontinentale.

Disa analistë kanë parashikuar se Korea e Veriut mund të kryejë një provokim gjatë vizitës në Seul këtë javë të presidentit Barack Obama.
XS
SM
MD
LG