Lidhje

Koreja e Jugut pranon paraprakisht propozimin e Veriut për bisedime


Koreja e Jugut pranon paraprakisht propozimin e Veriut për bisedime
Koreja e Jugut pranon paraprakisht propozimin e Veriut për bisedime

Zyrtarë të Koresë së Jugut thonë se ata kanë pranuar paraprakisht një propozim të Koresë së Veriut për të zhvilluar bisedime ushtarake të nivelit të lartë.

Takimi do të shënonte bisedimet e para mes dy vendeve që prej tensioneve që u ndezën mbas një sulmi ushtarak të Koresë së Veriut ndaj një ishulli të Koresë së Jugut në muajin nëntor.

Një zyrtar i Koresë së Jugut tha se propozimi për bisedime “ për çështjet e mbetura pezull” iu dërgua sot Ministrit koreanojugor Kim Kwan jin nga homologu i tij i Koresë së Veeiut, Kim Yong Chun.

Një zyrtar i ministrisë së mbrojtjes i Koresë së Jugut i tha Zërit të Amerikës se qeveria ka dëshirën e mirë për mbajtjen e një takimi të tillë dhe do ta shqyrtojë atë me “ kujdes dhe pozitivitet”. Një zëdhënës i ministrisë së bashkimit tha se qeveria ka marrë një vendim bazë për të marrë pjesë në bisedime por ende nuk janë dhënë hollësi rreth këtij vendimi.

Koreja e Jugut ka hedhur poshtë një seri përpjekjes të mëparshme për bisedime nga Veriu “ si përpjekje” të pasinqerta propagandistike.

XS
SM
MD
LG