Lidhje

Koreja e Jugut, SHBA fillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

  • Zëri Amerikës

Koreja e Jugut, SHBA fillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Koreja e Jugut, SHBA fillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake

Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara filluan një manovër të përbashkët ushtarake sot, megjithë kërcënimet e Koresë së Veriut javën e kaluar se do të ndërmerrte një “luftë të shenjtë” në se shkelet territori i saj.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Koresë së Jugut e quajti manovrën rutinë duke shpjeguar se do të jetë e ngjashme për nga shtritja dhe me stërvitjen e vitit të kaluar.

Media shtetërore e Veriut tha se komandanti suprem Kim Jong Un ka urdhëruar personalisht një njësi kufitare të jetë e përgatitur për luftë.

Nuk ka asnjë tregues për lëvizje të pazakonta në veri.

Korea e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara zhvillojnë rregullisht manovra të përbashkëta ushtarake për të mbështetur gatishmërinë e tyre kundër agresionit të mundshëm të Koresë së Veriut.

XS
SM
MD
LG