Lidhje

Koreja e Veriut braktis marrëveshjen me Jugun

  • Zëri Amerikës

Koreja e Veriut braktis marrëveshjen me Jugun

Koreja e Veriut braktis marrëveshjen me Jugun

Në përgjigje të incidentit që shkaktoi fundosjen e anijes koreano-jugore, Pheniani tha se do të braktis një marrëveshje me Seulin që synonte parandalimin e aksidenteve detare.

Përmes një deklarate të publikuar sot, ushtria paralajmëron se do të sulmojë çdo anije koreanojugore që shkel kufirin detar.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se Veriu po shqyrton mundësinë e bllokimit të hyrjes së Koresë së Jugut në një park të përbashkët industrial në qytetin kufitar Kaesong. Regjimi komunist dëboi dje tetë punonjës të qeverisë së Seulit nga ky park.

Mesazhi i Phenianit u bë në të njëtën ditë kur Korea e Jugut ndërmori një manovër kundër nëndetëseve në bregdetin e saj perendimor.

XS
SM
MD
LG