Lidhje

Pheniani i gatshëm për rifillimin e bisedimeve të çarmatimit

  • Zëri Amerikës

Pheniani i gatshëm për rifillimin e bisedimeve të çarmatimit

Pheniani i gatshëm për rifillimin e bisedimeve të çarmatimit

Presidenti rus Dmitri Medvedev u takua sot në një bazë ushtarake në Siberi me udhëheqësin e Koresë së veriut Kim Xhong Il.

Media ruse publikoi fotografi të të dy udhëheqësve që shtrëngonin duart në bazën e qytetit Uldan Ude në bregun e Liqenit Baikal.

Një zëdhënëse e presidentit rus tha se udhëheqësi jugkorean është treguar i gatshëm për të pezulluar përkohësisht programin bërthamor të vendit të tij, në rast se rifillojnë bisedimet mbi këtë program.

Zëdhënësja tha se zoti Kim ka ofruar të rikthehet në bisedimet 6 palëshe pa kushte. Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Phenianit ta ndalë punën për programin e vet bërthamor, para rifillimit të bisedimeve.

XS
SM
MD
LG