Lidhje

Koreja e Veriut, kërcënim për provë bërthamore


Koreja e Veriut kërcënoi se do të kryejë atë që ajo e quajti "një formë të re prove bërthamore". Kërcënimi vjen pas dënimit që Këshilli i Sigurimit i OKB-së i bëri lëshimit të disa raketave balistike nga ana e Koresë së Veriut.

Në një deklaratë të ministrisë së Jashtme koreanoveriore thuhej se është e palejueshme që Këshilli i Sigurimit "të bëjë një sy qorr ndaj manovrave amerikane për luftë bërthamore" ndërkohë që dënon manovrat vetë-mbrojtëse me raketa të ushtrisë së Koresë Veriut.

Pas hedhjes të mërkurën nga Koreja e Veriut të dy raketave balistike me rreze të mesme veprimi përballë brigjeve lindore të gadishullit Korean, Këshilli i Sigurimit e dënoi veprimin e saj, duke thënë se kjo shkelte rezolutat e OKB-së.
XS
SM
MD
LG