Lidhje

Koreja e Veriut njofton mbi bisedimet me ministrin e jashtëm rus Lavrov

  • Zëri Amerikës

Koreja e Veriut njofton mbi bisedimet me ministrin e jashtëm rus Lavrov

Koreja e Veriut njofton mbi bisedimet me ministrin e jashtëm rus Lavrov

Koreja e Veriut publikoi një raport lidhur me bisedimet më të fundit të ministrit të jashtëm të vendit me zyrtarë rusë, që injoruan kritikat ruse për një sulm vdekjeprurës nga Koreja e Veriut ndaj një ishulli të Koresë së Jugut muajin e kaluar.

Agjencia shtetërore koreanoveriore KCNA tha sot se Ministri i Jashtëm Pak Ui Chun dhe homologu i tij rus Sergei Lavrov, diskutuan mbi zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Nga ana e tij, ministri rus tha se sulmi me artileri i Phenianit më 23 nëntor “shkaktoi të vrarë” dhe duhet dënuar.

Agjencia koreanoveriore nuk e përmendi këtë konstatim, por njoftoi se Rusia shprehu dyshim të thellë lidhur me manovrat e përbashkëta amerikano-jugkoreane që Koreja e Veriut thotë se provokoi sulmin e saj ndaj Jongpjongut. Sulmi i Koresë së Veriut shkaktoi 4 të vrarë koreanojugorë.

Ministria e Jashtme ruse tha se zoti Lavrov shprehu shqetësime serioze lidhur me rritjen e tensioneve në gadishullin korean dhe fajësoi për këto tensione manovrat ushtarake në shkallë të gjerë, pa përmendur ndonjë vend. Agjencia KCNA tha se Rusia nuk i kushtoi rëndësi pretendimit të Koresë së Veriut se ka të drejtën për të zhvilluar energji bërthamore për synime paqësore.

XS
SM
MD
LG