Lidhje

Koreja e Veriut njofton se është gati për hedhjen e një rakete

  • Zëri Amerikës

Koreja e Veriut bëri të njohur sot përfundimin e përgatitjeve për hedhjen e një rakete që po dënohet hapur nga komuniteti ndërkombëtar. Nëndrejtori i Programit koreanoverior të Hapësirës i tha gazetarëve se raketa është gati për t’u nisur. Gazetarët e huaj, mes tyre edhe një reporter i Zërit të Amerikës u lejuan ta shohin vendin nga do të hidhet raketa:

Zyrtarë koreanoveriorë të hapësirës thonë se raketa është gati për t’u nisur ditën e enjte. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut kanë shprehur përkushtimin e tyre ndaj mbrojtjes së Koresë së Jugut nga rreziku i hedhjes së raketës, të cilën ata e përshkruajnë si një provokim seiroz.

“Hedhja e rekatës nga Koreja e Veriut do të ishte tepër provokuese, do të përbënte një kërcënim për sigurinë rajonale dhe do të ishte një veprim jo në përshtatje me vendimet e kohëve të fundit të Phenianit për t’u frenuar nga çdo hedhje rakete me rreze të gjatë veprimi. Dhe siç e dini, ne e konsiderojmë këtë veprim shkelje të Rezolutave 1718 dhe 1884 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pra, ne vazhdojmë të theksojmë faktin që është një ide e keqe për ta bërë një gjë të tillë.”

Pheniani ka bërë të njohura planet për hedhjen e raketës këtë javë, duke thënë se synimi është hedhja në orbitë e një sateliti për matjen e motit. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut e shohin hedhjen e raketës si një mjet për të zhvilluar prova me raketa balistike, të cilat mund të përdoren për dërgimin e mbushjeve bërthamore. Siç u shpreh ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Susan Rice, hedhja e raketës do të ishte një shkelje e hapur e rezolutave të Këshillit të Sigurimit, që e ndalojnë Korenë e Veriut të hedhë lloje të ndryshme raketash balistike.

XS
SM
MD
LG