Lidhje

Koreja e Veriut përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Kim Jong Il-it


Koreja e Veriut përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Kim Jong Il-it
Koreja e Veriut përgatitet për t’i dhënë lamtumirën Kim Jong Il-it

Koreja e Veriut po përgatitet për t’i dhënë nesër lamtumirën e fundit udhëheqësit Kim Jong Il, ndërkohë që bota vëzhgon me kujdes për të parë ndonjë shenjë se kush do ta drejtojë realisht pushtetin në vendin e izoluar bërthamor.

Deri tani, mediat shtetërore të vendit nuk kanë dhënë asnjë hollësi rreth funeralit ku nuk do të marrin pjesë të huaj. Por analistët presin që ceremonia të jetë e ngjashme me atë të babait të zotit Kim, Presidentit Kim Ir Sen, i cili e vuri theksin te besnikëria e pasardhësit në këtë vend ku pushteti transmetohet në formën e dinastisë.

Ndërkohë, media zyrtare e vendit vazhdon të flasë për cilësitë udhëheqëse të Kim Xhong Unit, i biri i Kim Xhong-Ilit. Ajo njoftoi dje se zoti Kim ishte emëruar në postin më të lartë të Partisë Komuniste. Udhëheqësi i ri u takua në Penian me një delegacion koreanojugorësh të njohur, takimi i tij i parë publik me vizitorë të huaj që nga vdekja e të atit që u njoftua javën e kaluar.

Qeveritë e huaja po i vëzhgojnë nga afër zhvillimet për shkak të shqetësimeve lidhur me ngritjen e shpejtë të Kim Xhong Unit, udhëheqës i ri dhe pa përvojë në një vend që ka një program bërthamor, ushtri të madhe dhe një histori armiqësie të thellë ndaj fqinjëve.

XS
SM
MD
LG