Lidhje

Koreja e Veriut pranon moratoriumin e armëve bërthamore dhe inspektimet


Koreja e Veriut pranon moratoriumin e armëve bërthamore dhe inspektimet
Koreja e Veriut pranon moratoriumin e armëve bërthamore dhe inspektimet

Koreja e Veriut ka rënë dakord të pezullojë provat me armë bërthamore, përfshirë provat me shtrat-hedhëse të raketave balistike me rreze të gjatë dhe veprimtari të tjera bërthamore si pasurimi i uraniumit.

Zyrtarët amerikanë dhe të Koresë së Veriut njoftuan njëkohësisht marrëveshjen dje. Ajo pasoi bisedimet e javës së kaluar në Pekin mes zyrtarëve amerikanë dhe koreanoveriorë, vetëm dy muaj pas vdekjes së udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut, Kim Jong Il.

Në Uashington, Shtëpia e Bardhë e mirëpriti njoftimin, duke e quajtur atë si “hapin e parë pozitiv”. Por ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara presin nga Koreja e Veriut t’i pasojnë fjalët me veprime konkrete.

Një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Kinës tha se Pekini e mirëpret përmirësimin e marrëdhënieve mes Uashingtonit dhe Koresë së Veriut. Zëdhënësi tha se Kinado të vazhdojë të përpiqet që të luajë një rol konstruktiv për paqen dhe sigurinë në rajon.

Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, tha se ekipet e Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Veriut do të takohen në të ardhmen e afërt për të përfunduar hollësitë e planit për 240 mijë tonë ndihma ushqimore nga Shtetet e Bashkura për Korenë e Veriut. Ajo tha se marrëveshja parashikon “monitorimin intensiv” për të siguruar se ndihmat mbërijnë tek ata që kanë më shumë nevojë.

Edhe ish përfaqësuesi i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për politikën ndaj Koresë së Veriut në administratën Obama, Stivën Bosuorth, shprehu të njejtat shqetësime në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës.

XS
SM
MD
LG