Lidhje

OKB: Pheniani shkel sanksionet


Një raport i Kombeve të Bashkuara thotë se Koreja e Veriut vazhdon të shkelë sanksionet ndërkombëtare duke u përpjekur të transportojë armë në Birmani dhe Siri, si dhe duke importuar mallra luksoze.

Raporti – i përgatitur nga një grup ekspertësh të OKB-së – thotë gjithashtu se raketat e reja balistike KN-08, të treguara gjatë një parade ushtarake në muajin prill, mund të jenë të rreme.

Parada ishte pjesë e festimeve të mëdha në nder të 100 vjetorit të lindjes së themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il Sung.

Por në raportin 74-faqësh nuk përmendet asnjë shkelje lidhur me armë bërthamore, kimike ose biologjike, apo raketa balistike.

Raporti, iu dorëzua komisionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që monitoron sanksionet. Agjencia e lajmeve Associated Press citon një diplomat të misionit të Koresë së Veriut në OKB të ketë hedhur poshtë përfundimet e raportit të ekspertëve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG