Lidhje

Dimensionet e Koresë së Veriut në një ditar filmik


Korrespondenti i Zërit të Amerikës Steve Herman shoqëroi dy veteranë amerikanë të Luftës së Koresë gjatë një udhëtimi nëntë ditor në Korenë e Veriut. Ata u pritën nga oficerë të ushtrisë koreano-veriore. Në këtë ditar filmik, korrespondenti ynë na ofron disa pjesë nga udhëtimi i tyre duke filluar me ndryshimin e papritur të përpjekjeve për të arrtitur pyjet e kontesë Hyangsan në veri të kryeqytetit Phenian.

Përmbytjet nga sezoni i stuhive na detyruan disa herë të ndalonim udhëtimin tonë jashtë Phenianit.

“Diçka mund të ketë ndodhur tek rruga apo ura atje sipër. Na tha që të presim 10 minuta. E vetmja shenjë e mirë është se pamë trafik të vinte nga kjo anë.”

Sikurse zbuluam më pas, pasi shoqëruesit ushtarakë u mbushën mendjen policëve të lejonin karvanin tonë të kalonte, një pjese e mirë e rrugës ishte përpirë nga ujërat. Një urë para nesh ishte në kushte jo të mira.

Disa ditë më vonë në Phenian u ndjemë më të sigurtë në tokë të thatë dhe të qëndrueshme edhe pse si amerikanë, u gjendem shumë pranë ushtarëve të një prej ushtrive më të mëdha të botës që ende e cilëson Amerikën si armike të betuar.
Për një pamje më të gjerë të qytetit tre milionësh u nisëm drejt kullës Juche, ku në një ditë pa re thuhet se mund të shikosh deri 100 kilometra përqark, por jo aq larg sa të shohësh Korenë e Jugut.

“Jemi në lartësinë 150 metra, 20 metra mbi ne është maja e kullës Juche që shikon drejt kryeqytetit Phenian.”


Tek dalja e kullës u inkurajuam të linim përshtypjet tona.

“Shkruajta: Ishim me fat të vizitonim në një ditë kaq të bukur dhe shijonim këtë pamje mahnitëse të Phenianit. Sigurisht është një nga pikat kulmore të vizitës tonë në Korenë e Veriut.”

Guida turistike i përktheu përshtypjet e mia të padëmshme për një zyrtar që i mbajti shënin në një bllok. Kjo më kujtoi diçka të mëparshme: Isha lavdëruar për përshtypjet në librin e vizitorëve në mauzeleumin ku janë ballsamosur trupat e Kim Jong Il dhe Kim Il Sung, gjë që në të vërtetë nuk e kisha bërë, nuk kisha shkruajtur asgjë. Nuk kishte libër vizitorësh për të shkruajtur pas zbritjes prej 100 metrash për të kaluar disa stacione në metronë e Phenianit, që mund të sherbejë si një strehim në rast bombardimi.

Udhëtimi në këta vagona të vjetër gjermanë kushton vetëm pakë centë. Unë e pyeta bashkëudhëtarin Dick Bonell ta krahasonte me metronë e Nju Jorkut.

“Ka më shumë hapësirë, por ka kohë që se kam frekuentuar metronë e Nju Jorkut. Por kjo është e mirë dhe me ajër të kondicionuar.”

“Jemi në një prej stacioneve kryesore në Pehnian dhe është shumë më pak e ngarkuar nga sa do të ishte në Nju Jork apo Seul. Shohim njerëz që qendrojnë në mes duke pritur trenin dhe lexojnë gazetën. Shumë më pak telashe sesa në qytetet kryesore metropolite në botë. Sikurse e shikoni, stacione të rregullta.”


Gjatë nëntë ditëve në Korenë e Veriut, vetëm një herë na u dha rasti të darkonim jashtë në një restorant me kuzhinë japoneze, Haedang-hwa.

Një kuzhiniere na tregoi se restoranti u hap vitin që kaloi pas këshillave të Kim Jong Un për të sjellë në Phenian këtë lloj gatimi për njerëzit nga të gjitha sferat e jetës.
Kostoja për një darkë tipike kushtonte rreth 30 dollarë. Kjo do të ishte ekstravagante për një punonjës të zakonshëm koreanoverior i cili duhet të punojë ndoshta gjatë gjithë muajit për të fituar mjaftueshëm që të darkojë këtu.

Kur pyetëm se nga vinte mishi i shijshëm, kuzhinierja tha se vinte nga gjedhët Myongi të Koresë së Veriut që ushqehen me bar dhe drithëra. Ata nuk mungojnë të shtojnë se Kim Jong Un, ka dhënë instruksione rreth mënyrës së shumëzimit të gjedhëve.
XS
SM
MD
LG