Lidhje

Koreja e Jugut në gjendje gadishmërie pas manovrave ushtarake me artileri

  • Zëri Amerikës

Koreja e Jugut në gjendje gadishmërie pas manovrave ushtarake me artileri

Koreja e Jugut në gjendje gadishmërie pas manovrave ushtarake me artileri

Presidenti i Koresë së Jugut i ka dhënë urdhër gjithë qeverisë që të qëndrojë në gjendje gadishmërie, pas manovrave ushtarake me artileri vetëm pak kilometra larg brigjeve të Koresë së Veriut.

Por Pheniani u tërhoq nga kërcënimet e mëparshme për një përgjigje "katastrofike" ndaj manovrave, duke thënë nëpërmjet agjencisë shtetrore të lajmeve se "nuk ia vlen përgjigja" ndaj manovrave.

Koreja e Jugut transportoi banorët në thellësi të territorit dhe aktivizoi një numër aeroplanësh ushtarakë në përgatitje për manovrat e sotme 90 minutëshe në ishullin Jeonpjeong, ku u përdorën rreth 1,500 raunde artilerie. Gazetatët e strehuar në bunkerë nëntokë thanë se mund të ndjenin tokën që dridhej nga të shtënat e artilerisë.

Koreja e Veriut qëlloi me artileri në drejtim të ishullit në përgjigje të një manovre të ngjashme muajin e kaluar, duke vrarë 2 ushtarë e 2 civilë. Por Pheniani la të kuptohej pas manovrës së sotme se nuk do të përgjigjej sepse të shtënat e sotme të Koresë së Jugut e kishin objektivin më larg bregdetit.

XS
SM
MD
LG