Lidhje

Dëmi nga sulmet kibernetike në Korenë e Jugut, shumë i madh


Studjuesit thonë se hakerat janë përpjekur të marrin informacione që kanë të bëjnë me forcat amerikane në Korenë e Jugut dhe lidhur me manovrat e përbashkëta ushtarake

Dëmi nga sulmet kibernetike që u kryen këtë viti ndaj dhjetra mijëra kompjuterëve jugkoreanë, ka qënë shumë më i madh se sa thjesht zhdukja e informacioneve nga kompjuterat.

Sipas analistëve të kibernetikës në firmën McAfee, synimi i sulmeve ishte të vidhnin sekrete ushtarake të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara përmes një sërë kodesh, që i kishin çuar përmes internetit për vite me radhë.

Studjuesit në Santa Clara të Kalifornisë, thonë se hakerat janë përpjekur të marrin informacione që kanë të bëjnë me forcat amerikane në Korenë e Jugut dhe lidhur me manovrat e përbashkëta ushtarake.

Firma McAfee tha se i ka dhënë informacione për këtë çëshje autoriteteve amerikane në Seul, që bashkëpunojnë nga afër me ushtrinë jugkoreane. Vetë firma nuk jep informacion se cilët janë personat përgjegjës, por shumë ekspertë thonë se ata mund jenë nga Koreja e Veriut.
XS
SM
MD
LG