Lidhje

Koreja e Veriut gati për provën e tretë bërthamore


Agjencia zyrtare e lajmeve tha sot se këto vendime drejtohen ndaj “armikut kryesor” të vendit, Shtetet e Bashkuara

Koreja e Veriut thotë se do të kryejë një provë të tretë bërthamore si dhe do të hedhë raketa të tjera, si përgjigje ndaj sanksioneve më të forta të OKB-së.

Agjencia zyrtare e lajmeve tha sot se këto vendime drejtohen ndaj “armikut kryesor” të vendit, Shtetet e Bashkuara. Agjencia, që citonte një deklaratë të Komisionit Kombëtar të Mbrojtjes, nuk saktësonte kohën se kur do të kryhen provat bërthamore.

Këto kërcënime Pheniani i bën pas vendimit njëzëri të OKB-së javën e kaluar, që dënoi hedhjen e një rakete në dhjetor nga Koreja e Veriut. Shtëpia e Bardhë e dënoi njoftimin e Phenianit si “një veprim të panevojshëm, provokues”.

Zëdhënësi Jay Carney tha se veprime të tilla nga Koreja e Veriut do të ishin shkelje ndaj rezolutave të OKB-së dhe do të shtonin izolimin diplomatik të Phenianit.
XS
SM
MD
LG