Lidhje

Koreja e Veriut ofron koncensione lidhur me programin e saj bërthamor


Koreja e Veriut ofron koncensione lidhur me programin e saj bërthamor
Koreja e Veriut ofron koncensione lidhur me programin e saj bërthamor

Gazetarët, që udhëtojnë në Korenë e Veriut me negociatorin amerikan, Bill Richardson, thonë se Pheniani ka ofruar të lejojë kthimin e inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore në përpjekje për të ulur frikat lidhur me programin e tij bërthamor.

Rrjeti televiziv CNN dhe gazeta New York Times njoftojnë se zoti Richardson ka siguruar gjithashtu një ofertë për të shitur rreth 12 mijë shufra plutoniumi dhe që të transportohen në Korenë e Jugut, për t’u siguruar në këtë mënyrë që ato të mos përdoren për prodhimin e armëve bërthamore.

Këto konsecioni u njoftuan sot, pak para se Koreja e Jugut të fillonte manovrat me artileri afër brigjeve të Koresë së Veriut. Zoti Richardson, i cili ndodhet në Korenë e Veriut me një mision privat diplomatik, duhet të kishte shkuar në Pekin, por udhëtimi i tij u shty për shkak të kohës së keqe.

Sipas lajmeve, zoti Richardson u kërkoi zyrtarëve të Koresë së Veriut që të marrin masa që manovra ushtarake, si ato që po kryen sot Koreja e Jugut, të mos dalin jashtë kontrollit në Gadishullin Korean. Koreja e Veriut sulmoi ishullin Jeonpjeong gjatë manovrave të ngjashme muajin e kaluar, duke vrarë 4 veta.

XS
SM
MD
LG