Lidhje

Kori i komunitetit këndon këngë Dixieland për Krishtlindje


Kori i komunitetit këndon këngë Dixieland për Krishtlindje
Kori i komunitetit këndon këngë Dixieland për Krishtlindje

Është sezon festash këtu në Shtetet e Bashkuara dhe koret anembanë Amerikës po zhvillojnë koncerte speciale nëpër skenat e vendit. Zakonisht këngëtarët shoqërohen nga pianot, organot e ndonjëherë edhe nga orkestra të plota. Por një kor i një komuniteti në shtetin e Vermontit, po përpiqet të bëj diçka të ndryshme. Si pjesë e koncertit vjetor të Krishtlindjeve, kori i qytetit Brandon ka përpunuar krijimet e tij nën ndikimin e muzikës xhaz të Nju Orlinsit. Xhazi Dixielend nuk lidhet domosdoshmërisht me korin e kishës apo Krishtlindjet.

Eugene Childurs, një mësues muzike i dalë në pesnsion dhe adhurues i xhazit Dixieland, vendosi të bëjë diçka për këtë lloj muzike. Ai pat drejtuar festivalin e Këngëtarëve Brendon për 31 vite dhe thotë se ai gjithmonë do të bashkojë dy pasionet e tij.

“Kori dhe një grup Dixieland. Është një kombinim interesant. Ne nuk kemi diçka të tillë deri më tani”.

Ndaj ai kompozoi 7 këngë origjinale të cilat duhet të interpretoheshin nga kori dhe grupi prej 6 instrumenatsh, ku Childers interpretonte në trumpetë. Rezultati i këtij kombinimi ishte diçka mes xhazit, swingut, reges, bluzit e të gjitha këto nën harmonin dyzërëshe të korit.

Këngët rrëfejnë historinë e lindjes së Jezusit. Kënga “Gabrielle” flet për ëngjëllin që shkoi tek Maria e i tha se ajo do të lindte një djalë. Kënga “Shko e gjej Krishtin fëmijë” tregon pyetjet e barinjëve të cilët ndoqën yjet për të kuptuar se kur lindi Jezusi. Denisa Keating ka kënduar me Festivalin e Këngëtarëve për 10 vjet.

“Mendoja se fillimisht ishte e vështirë që të gjeja ritmin e duhur, por më pas mendova pse jo..? Këngët e Krishtlindjeve janë kënduar në çdo mënyrë, pse jo kështu...?

Teksa banxho, tromboni, pianoja dhe trumpeta nisin të interpretojnë pjesët e tyre solo, pjestarët e korit mund të vallëzojnë nën ritmet e muzikës dhe gruaja e Childursit, Xheini nxiton për të marrë të shoqin në vallëzim. A është normale të kërcehete gjatë koncertit...? Ja çthotë Childurs

“E ka menduar dhe mendoj se është normale. Mendoj se njerëzit e pranishëm do të kërcejnë në vendet që janë ulur dhe kjo është natyrisht e pranueshme për një atmosferë feste”.

XS
SM
MD
LG