Lidhje

Sfida e Mijëvjeçarit dhe beteja kundër varfërisë


Shefja e Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit thotë se misioni i agjencisë së saj për të pakësuar varfërinë përmes rritjes ekonomike është çelësi i stabilitetit në mbarë botën. Ajo thotë se kjo është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara. Në një vit të ndezur elektoral, me disa kandidatë që mbështesin shkurtime të buxhetit dhe më shumë fokus në shpenzimet amerikane, drejtoresha ekzekutive e korporatës, Dana Hyde i tha Zërit të Amerikës se ajo shpreson vazhdimin e mbështetjes dypartiake. Ajo po kërkon 100 milion dollarë rritje të buxhetit të agjencisë për vitin 2017.

Në një botë ku përparësitë konkurrojnë – si fluksi i fundit i refugjatëve në Evropë, lufta në Siri dhe vazhdimi i akteve të terrorizmit – disa argumentojnë se mbështetja e qeverisjeve të mira dhe zbatimi i ligjit janë çelësi i stabilitetit në ekonomitë në zhvillim.

"Ne argumentojmë se misioni i korporatës, është pakësimi i varfërisë përmes rritjes ekonomike. Dhe ne e dimë sa e rëndësishme është rritja për stabilitetin dhe për të ardhmen dhe për të përhapur vlerat amerikane jashtë vendit," thotë ajo.

Dana Hyde, shefe ekzekutive e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit udhëtoi kohët e fundit në vende si Senegali ku korporata ka shpenzuar 540 milion dollarë.

“Ne pamë rrugën dhe investimet që kemi bërë. Pamë një nga objektet e ujitjes ku uji i rrjedhshëm dhe ndihmon fermerët për t’u kthyer në rajon.”

Benin ka marr gjithashtu ndihmë nga korporata -- 754 milion dollarë. Omar Arouna është ambasador i Beninit në Uashington:

“Një pjesë e rëndësishme ndihmoi riorganizimin dhe ndërtimin e portit, që është bërë shumë funksional tani dhe me të gjitha standartet është një nga portet më të mira në bregun perendimor të Afrikës.”

Një projekt i dytë do të adresojë sektorin e energjisë, që zoti Arouna e quan esencial për zhvillimin e Afrikës.

Rreth 136 milion dollar do të shkojnë për energjinë. Para kësaj, 41 milion dollarë do të shkojnë për të ristrukturuar ligjet, reformat institucionale.” thotë zoti Arouna.

Korporata e Mijëvjeçarit punon me 27 vende në mbarë botën. Zonja Hyde thotë se në shumë nga këto vende, fokusi është vënë tek rritja e kapitalit privat.

XS
SM
MD
LG