Lidhje

Masa të forta sigurie për Ditën e Pavarësisë së SHBA


Në mbarë Shtetet e Bashkuara janë vënë në zbatim masa të forta sigurie, ndërkohë që amerikanët kanë filluar një fund-javë tri-ditëshe që përfshin edhe Festën e Pavarësisë më 4 korrik.

Sulmet në Turqi dhe Bangladesh i kanë bërë zyrtarët e sigurisë të jenë më vigjilentë. Shefi i Agjencisë Qendrore të Zbulimit John Brennan paralajmëroi se në Shtetet e Bashkuara mund të ketë incidente të ngjashme si sulmet në aeroportin e Stambollit.

Policë të armatosur, shumë prej tyre me qen policie, patrullojnë aeroportet dhe stacionet e trenave e autobusëve, ndërkohë që amerikanët vërshojnë drejt destinacioneve të pushimit.

Masat e sigurisë janë forcuar edhe në qendra publike që janë popullore gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë, si parku qendrore në Uashington, sheshe në Nju Jork e Çikago e vende të tjera, ku qindra mijëra vetë mblidhen për të parë fishekzjarret.

XS
SM
MD
LG