Lidhje

Gjykimi i zyrtarëve politikë për korrupsion


Një gjykim publik për korrupsionin në shtetin amerikan të Virxhinias është në titujt e parë të gazetave në mbarë vendin me historitë e dhuratave të shtrenjta dhe një martesë të lëkundur. Ish guvernatori, Bob McDonnell, dhe bashkëshortja e tij, Maureen, akuzohen se kanë pranuar më shumë se 165 mijë dollarë në formë dhuratash dhe huash nga një biznesmen i pasur në këmbim të reklamimit të produkteve të kompanisë së tij.

Dikur i besuar nga votuesit se do të luftonte për popullin e Virxhinias, ish guvernatori Bob McDonnell po lufton tani me ligjin.

"Nuk mund të komentoj për asnjë nga dëshmitë në gjykim, siç e dini."

Është hera e parë që një guvernator i Virxhinias përballet me akuza për korrupsion.

“Mendoj se guvernatori do të duket qesharak.”

Çifti McDonnells akuzohet se ka pranuar disa dhurata të shtrenjta dhe hua nga biznesmeni Jonnie Williams, përfshi 15-mijë dollarë për dasmën e vajzës së tyre.

Pala mbrojtëse thotë se Maureen McDonnell filloi të kishte simpati për Williams dhe hedh poshtë pretendimin e prokurorëve se çifti McDonnells përdori zyrin e guvernatorit për të promovuar kompaninë dietetike të biznesmenit.

Gjykimet e politikanëve amerikanë nuk janë të reja:

" Sigurisht sjelljet para kësaj gjykate sot kurrë nuk do të përsëritet," thotë ish-guvernatori i San Diegos, Bob Filner. Ai është duke kryer dënimin pasi u shpall fajëtor për ngacmim seksual vitin e kaluar.

Trey Radel, kongresmen nga Florida, dha dorëheqjen pasi pranoi fajësinë për posedim droge.

“Kam zhgënjyer vendin, kushtetutën dhe familjen,” thotë një ish-kongresmen.

Gjykimet politike për korrupsion, si ky i çiftit McDonnells, shpesh rrjedhin nga shkrimet investiguese të medias, thotë profesori i shkencave politike Quentin Kidd.

“Media tha, ‘Pa të shohim njëherë. Sepse është dhuratë e madhe t’i paguash guvernatorit dasmën e vajzës. Ne kemi një media që i shkon pas këtyre historive, i publikon ato dhe më pas prokurorët deklarojnë: “Po. Kjo mund të jetë një çështje kriminale dhe do ta hetojmë dhe ngrenë akuza kundër zyrtarëve publikë. Herë të tjera nuk e bëjnë këtë.”Media e lirë dhe e hapur shpesh e mban korrupsionin në shënjestër", thotë zoti Kidd.

“Përsa kohë që natyra njerëzore është kjo që është, ndoshta do të ketë gjithmonë njerëz të tillë dhe është kjo arsyeja që kemi nevojë për media të lirë dhe për një sistem drejtësie të pavarur nga politika.”

Nëse gjenden fajtorë, çifti McDonnells përballet me burgim prej disa dekadash.

XS
SM
MD
LG