Lidhje

Në pranga për korrupsion dy zyrtarë të lartë


Në Shqipëri dy zyrtarë të Ministrisë së Mirëqënies Sociale janë arrestuar mbrëmë në Tiranë, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion.

Nën pranga kanë përfunduar ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë Ilir Ibrahimi dhe drejtori aktual i Financave Besnik Dema, ndërkohë që në kërkim janë ish drejtori i kabinetit të ish ministrit Spiro Ksera si dhe një tjetër zyrtar i lartë Murat Mehmeti.

Të katër akuzohen se me anë të falsifikimit të dokumentave kanë përvetësuar një shumë prej afër 200 mijë dollarësh të planifikuara për reklama televizive për ditën e 1 Majit, në vitin 2010, por që nuk u transmetuan asnjëherë. Zyrtarët e ministrisë ishin denoncuar që më parë nga Kontrolli i Lartë i shtetit, pas verifikimeve të bëra.
XS
SM
MD
LG