Lidhje

Korrupsioni në Ukrainë


Vila e Viktor Yanukovych-it
Mezhyhirya, Kiev

Vila e Viktor Yanukovych-it Mezhyhirya, Kiev

Korrupsioni është kancer, tha presidenti i ri i Ukrainës gjatë fjalimit inagurues, duke u zotuar se do ta spastrojë vendin nga kjo dukuri që ka kapluar atë shtet që nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik dhe ka krijuar shumë oligarkë. Por a mundet që një oligark i kthyer në president të spastrojë një sistem të tillë të fortifikuar.

Ishin tregimet për jetën ekstravagande të Viktor Yanukovych-it në vilën e tij Mezhigirya, e mobiluar në kurriz të popullit të tij, që solli mijëra protestues në sheshin qendror të Kievit në shkurt për të kërkuar dorëheqjen e tij.
Që nga largimi në Rusi, shtëpia e tij është kthyer në magnet të pazakontë turistësh.
Por edhe pse banjoja e artë legjendare ishte e sajuar, korrupsioni është problem shumë serioz në Ukrainë.

Lufta kundër korrupsionit nuk është e lehtë, thotë aktivisti Alexander Kostrenko, i cili udhëton me një grup të armatosur rojesh. Ai shtron pyetje ndaj zotimit të presidentit Poroshenko për të luftuar korrupsionin nga brenda.

“Autoritetet nuk duhet të krijojnë komisione kundër korrupsionit brenda ministrive. Si mundet që vet shteti të organizojë zyrtarët shtetëror të luftojnë vetveten? Është qesharake.”

Por zëvendës guvernatori rajonal i Kievit, Dmytro Khrystyuk thotë se shteti ka një rol të madh.

“Besueshmëria e zyrtarëve është shumë e ulët. Për të fituar besimin e popullit, duhet bërë transparente dhe e hapur qasja ndaj zyrtarëve.”

Në pallatin e Yanukovych-it, kuratori Petro Oliynyk u tregon vizitorëve më shumë se 100 dhoma. Ai jeton aty dhe e quan vilën “kafazi i artë”. Ai thotë se është e rendësishme mbajtja e një monumenti të tillë që përfaqëson trashëgiminë e politikave të korruptuara.

“Gjithçka këtu është bërë në kurriz të popullit, të jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre. Këtu është gjaku dhe djersa e ukrainasve.”

Për të sapo martuarit pallati ofron pamje të bukura fotografike.
Një çift, që foli me Zërin e Amerikës në ditën e tyre të dasmës, thotë se vendi ka nevojë për një fillim të ri.

“Duhen njerëz të rinj në drejtim. Duhet thyer sistemi i vjetër dhe të sillen të rinjtë në qeveri sepse të vjetërit janë të krimbur.”

Maria Taranova, pronare restoranti, thotë se do të duhet më shumë për të luftuar korrupsionin.

“Do të kalojnë të paktën dy gjenerata për të hequr qafe korrupsionin.”

Ukrainasit që vizituan këtë monument për korrupsionin thonë se nuk e duan këtë dinjitet për veten e tyre.
Në Ukrainën e re, thonë ata, duan që çdokush të gëzojë një jetë të mirë.
XS
SM
MD
LG