Lidhje

Strategji kundër korrupsionit në dogana


Akademia e Studimeve Politike në bashkëpunim me Komisionin Europian publikuan sot një strategji për uljen dhe parandalimin e korrupsionit në administratën doganore. Studimi u bazua mbi përvojat e vetë punonjësve të doganës, platformat më të mira perëndimore dhe kërkesat e Bashkimit Europian për të luftuar korrupsionin dhe paligjshmërinë në ekonominë shqiptare.

Përfaqësuesi i akademisë së studimeve politike, Erjon Tase, thotë se qëllimi është që strategjitë kundër korrupsionit duhen koordinuar, dhe të mos mbesin në letër. “Nevojiten politika të reja në luftën kundër korrupsionit në dogana” - tha ai.

Strategji kundër korrupsionit në dogana
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:18 0:00

Raporti i progresit që doli nga Bashkimi Europian për Shqipërinë gjatë këtij muaji vlerësoi hapat e hedhur kundër korrupsionit, vullnetin politik të autoriteteve dhe kërkoi vazhdimin e kësaj lufte me të njëjtin ritëm.

Brenda këtij viti qeveria pritet të miratojë shtrëngimin e rregullave të brendshme në dogana. Studimi zbuloi se zvarritja e procedurave shkakton mitmarrjen dhe nga ana tjetër largon investimet e huaja. Për të shmangur këtë rrezik doganat do të standartizojnë manualet e punës me organet tatimore.

Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga kërkesat kryesore që BE i ka drejtuar Shqipërisë, edhe pasi u miratua statusi i vendit kandidat. BE kërkoi rezultate të qëndrueshme në vazhdimësi ndaj korrupsionit dhe fshirjen e kulturës së mos-ndëshkimit të paligjshmërive edhe në dogana, tatime dhe evazion fiskal.

XS
SM
MD
LG