Lidhje

Shqipëri: Përkeqësohet perceptimi për korrupsionin


Organizata Transparency International publikoi sot indeksin e perceptimit të korrupsionit, sipas të cilit gjendja e Shqipërisë këtë vit është përkeqësuar me 2 pikë, duke rënë edhe 3 vende më poshtë në renditjen botërore. Nga studimi doli që korrupsioni është shtuar derisa Shqipëria është e fundit në rajon dhe në Europë, sepse ka marrë vetëm 31 nga 100 pikë në perceptimin e korrupsionit dhe u rendit e 116-ta nga 177-ta shtete të botës.


Sipas studimit të TI, Shqipëria po përkeqëson në vazhdimësi të dhënat negative për perceptimin e korrupsionit, ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit janë në përmirësim e sipër. Shqipëria ka perceptimin më negativ në Europë për korrupsionin dhe gjendet në një grup me Nepalin dhe Vietnamin, duke mbetur edhe pas Nigerisë, Etiopisë dhe Indonezisë. “Abuzimi me pushtetin, aferat e fshehta korruptive dhe rryshfeti po shkatërrojnë edhe shoqërinë shqiptare; korrupsioni është i pranishëm në çdo nivel të qeverisjes, nga pushteti vendor e deri tek zbatuesit më të ligjeve” - pohojnë përfaqësues të organizatës.

Ky indeks mat perceptimin e korrupsionit në sektorin publik me vlerësimin se transparenca më e madhe rrit përgjegjshmërinë dhe ndalon korrupsionin, shmang kapjen e shtetit, financimin e errët të fushatave zgjedhore, monopolet dhe abuzimin me investimet publike. Sipas Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2013, në Europën Jug-Lindore vendet me më pak korrupsion janë Turqia dhe Kroacia ndërsa më dobët në rajon janë Shqipëria dhe Kosova. Vendet me më pak korrupsion në botë janë Danimarka dhe Zelanda e Re, ndërsa ato më keq janë Afganistani, Korea e Veriut dhe Somalia.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG