Lidhje

Tiranë: BE financon 10 milionë euro për masat antikorrupsion


Bashkimi Europian ka vendosur ta ndihmojë Shqipërinë me 10 milionë euro që të zbatojë planin e veprimit anti-korrupsion për të ndryshuar gjendjen mbytëse në administratën dhe shoqërinë shqiptare.

Përfaqësuesja e Bashkimit Europian, ambasadorja Romana Vllahutin, bëri sot të ditur në Tiranë se këto financime do të shkojnë në ndriçimin e financimeve të partive politike, në ndriçimin e mos-ndëshkimit të zyrtarëve të lartë, në mos-ndikimin e bizneseve private mbi vendimet politike, dhe në shkeljet e gjyqësori joefikas.

Ambasadorja Vlahutin tha në një takim me studentët e Universitetit Europian të Tiranës se qytetarët paguajnë taksa për të marrë shërbime dhe nuk ka arsye pse të paguajnë dyfish.

Shoqëria shqiptare - tha ajo - duhet të debatojë gjerësisht për këto dukuri. Jo të gjithë profesionistët janë të korruptuar, sepse janë një pjesë njerëzish me ndërgjegje që kanë nevoë për mbështetjen tonë, por të korrupstuarit duhet të përballen me drejtësin.

Ambasadorja Vlahutin tha se Bashkimi Europian do të rritë mbështetjen për qytetarët dhe shoqërinë civile, në mënyrë që të rritet mos-toleranca e publikut ndaj korrupsionit.

Korrupsioni është një krim i thjeshtë nga forma, i cili nuk ka nevojë për njerëz me mencuri të vecanta, por mjafton të jetë një person i paturpshëm me pushtet nga sistemi administrativ.

Ajo tha se korruspioni është shkelja e lirisë dhe demokracicë dhe ai u merr qytetarëve liritë dhe të drejtat themelore.

Ambasadorja e BE Vlahutin dhe ai i OSBE Florian Raunig i mbajtën leksionet e tyre para studentëve të UET me bindjen se korrupsioni është është një nyje midis politikës, biznesit të korruptuar dhe krimit.

Sipas tyre, korrupsioni politik është një sfidë kyce e qeverisjes, sepse mbi të bazohen të gjitha format e tjera të korrupsionit, i cili shfaqet në financimin e paligjshëm të forcave politike blerja e votës, kapja e shtetit lobimet politike dhe më pas ndikojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë.

Diplomatët pohuan se korrupsioni lind kur dikush shfrytëzon pushtetin politik për të bërë shantazh mbi mediat, gjyqësorin dhe shoqërinë civile.

Një nga shqetësimet kryesore sot, pohuan ata, është mungesa e një mbikëqyrje të financimeve të partive politike.

Problemi tjetër i madh është kultura e mosndëshkimit, ndaj Shqipërisë i duhet një gjyqësor dhe një administratë funksionale.

Ata pohuan po ashtu se Shqipërisë i nevojitet sot një klasë politike e përgjegjëshme ndaj atyre që u kanë dhënë votën, sepse ata janë zgjedhur të shërbejnë dhe jo të sundojnë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG