Lidhje

Kosovë: Ende jo zgjidhje për themelimin e forcave të armatosura


Të mërkurën udhëheqësit e partive politike në Kosovë, nuk arritën të gjejnë një zgjidhje që do të mundësonte votimin në Parlament të themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Të hënën e ardhshme çështja do të hidhet për debat në Parlament, por ende është e paqartë se si do të rrjedhë procesi, meqë miratimi i një vendimi të tillë kërkon dy të tretat e votave të deputetëve dhe njëkohësisht edhe dy të tretat e votave të deputetëve të pakicave kombëtarë.

Këta të fundit kërkojnë që të sigurojnë një përfaqësim më te gjerë në parlamentin e Kosovës pas zgjedhjeve të reja, nëpërmjet vendeve të rezervuara që nënkupton më shumë se 20 deputet sa u garantohen atyre me kushtetutën e Kosovës.

Por, një kërkesë e tillë kundërshtohet nga Lidhja Demokratike dhe lëvizja Vetëvendosje, një qëndrim që nuk ndryshoi as pas takimit të sotëm me lehtësimin e ambasadës amerikane.

Udhëheqësit politikë thanë se do të vazhdojnë diskutimet gjatë ditëve në vazhdim për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje por edhe për të përcaktuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në Kosovë.
XS
SM
MD
LG