Lidhje

Kosovë: Arrestim për krim të organizuar


Police Kosova

Police Kosova

Një person është arrestuar të martën gjatë një operacioni të policisë së Kosovës nën dyshimet për krim të organizuar, pastrim parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe vendime të paligjshme gjyqësore.
Gjatë operacionit janë kryer bastisje në disa vende përfshirë edhe zyrat e Agjencisë së Privatizimit.
Policia nuk dha më shumë hollësi për operacionin gjatë të cilit janë konfiskuar kompjuterë, dokumente mbi prona të caktuara dhe mbi transfere bankare.
Agjencia e Privatizimit është administratori i vetëm i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë. Ajo u themelua pas luftës nga Misioni i Kombeve të Bashkuara me emrin Agjencia e Mirëbesimit, për tu shndërruar në agjenci të privatizimit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Privatizimi, një proces i ndërlikuar edhe për shkak të trashëgimisë politike i filluar pak pas luftës në Kosovë, vazhdimisht ka nxitur debate, posaçërisht rreth privatizimit të ndërmarrjeve me të mëdha dhe më fitimprurëse në vend.
XS
SM
MD
LG