Lidhje

BB, rritja e prodhimit në Kosovë - 3.1% për 2013


Përfaqësuesit e Bankës e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme

Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se Kosova gjatë këtij viti pritet të ketë rritje të bruto prodhimit vendor në 3.1 për qind, nga 2.3 për qind sa ishte në vitin 2012. Gjatë prezantimit të një raporti për rritjen ekonomike të rajonit, ata e përshkruan me tone jo shumë të këndshme rrjedhën e zhvillimeve ekonomike të Kosovës gjatë vitit 2012, ku është ndikuar nga rënia e eksporteve dhe zvogëlimi i veprimtarive bankare, ndërsa parashikimet për këtë vit pritet të jenë më të qëndrueshme.

XS
SM
MD
LG