Lidhje

Kosova bllokon importin e mallrave nga Serbia


Kosova bllokon importin e mallrave nga Serbia

Kosova bllokon importin e mallrave nga Serbia

Qeveria e Kosovës, vendosi sot të ndalojë importimin e mallrave nga Serbia ndërsa vendosi taksa doganore shtesë për mallrat nga Bosnja dhe Hercegovina.

Ky vendim u morr sot në mbledhje e qeverisë së Kosovës si kundërpërgjigje ndaj bllokadës që i kishin vendosur këto dy vende Kosovës që nga viti 2008.

Në vendimin e qeverisë thuhet se “nuk njihen vulat doganore dhe të administratës tatimore të Republikës së Serbisë dhe ndalohet importi i të gjitha mallrave të përcjella me dokumente që përmbajnë këto vula”. Po ashtu në vendim thuhet se “nuk njihen vulat doganore të Republikës së Bosnjë e Hercegovinës dhe vendoset taksa doganore prej 10 për qind në mallrat e përcjella me dokumente që përmbajnë këtë vulë”.

Vendimi pasoi anulimin e raundit të gjashtë të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të paraprak për sot ku ishte planifikuar të debatohej pikërisht çështja e vulave doganore të Kosovës që nuk njihen nga Serbia.

Pak muaj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina vendosën të mos lejojnë eksportimin e mallrave të Kosovës, pavarësisht marrëveshjes për tregti të lirë ne vendet e Evropës qendrore të njohur si CEFTA.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG