Lidhje

Kosova dhe Serbia bien dakord për vazhdimin e bisedimeve para fundit të nëntorit


Kosova dhe Serbia bien dakord për vazhdimin e bisedimeve para fundit të nëntorit
Kosova dhe Serbia bien dakord për vazhdimin e bisedimeve para fundit të nëntorit

Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, i dhanë fund sot raundit të shtatë të bisedimeve me një marrëveshje për njohjen e ndërsjellë të diplomave universitare dhe siç është thënë me përparim në debatet rreth pjesëmarrjes së Kosovës në forumet rajonale. Por, nuk është shënuar ndonjë përparim në çështjen më të diskutueshme, atë të vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, konfirmuan marrëveshjen për diplomat, ndërsa e vlerësuan pozitivisht rrjedhën e takimit që shënoi rifillimin e bisedimeve të ndërprera për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës. Takimi i radhës pritet të mbahet para fundit të këtij muaji.

Ndërmjetësuesit e Bashkimit Evropian thanë se delegacionet kanë biseduar edhe çështjen e menaxhimit të përbashkët të kufirit, por nuk thuhet të ketë pasur ndonjë përparim.

Prishtina është shprehur e gatshme të pranojë një marrëveshje për menaxhimin e përbashkët të kufirit, duke e cilësuar atë si një zgjidhje evropiane. Jo zyrtarisht është thënë se një marrëveshje e tillë ka të bëjë me organizimin e pikave të përbashkëta doganore pa e detyruar Serbinë që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Beogradi ndërkaq ka paralajmëruar se do të ofrojë disa mundësi për zgjidhjen e statusit të vendkalimeve kufitare, por nuk do të pajtohet me asnjë zgjidhje që nënkupton njohje të pavarësisë së Kosovës.

Fillimi i muajit të ardhshëm është afati kur do vendoset nëse Serbia do të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, kusht për këtë është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

XS
SM
MD
LG