Lidhje

Çështja e doganave mes Kosovës dhe Serbisë

  • Beism Abazi

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç i kërkoi sot shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, që në vendkalimet kufitare me Kosovën te mos paguhet dogana për mallrat që shkojnë në veri të saj deri në një marrëveshje për ndarjen e të hyrave prej tyre. Ai i bëri këto komente pas takimit me zonjën Ashton me të cilën ka diskutuar edhe për përfundimet e Bashkimit Evropian lidhur me procesin e afrimit të vendeve të Ballkanit perëndimor me BE-në. Beogradi shprehet i kënaqur me procesin, ndërsa Prishtinë zyrtare edhe sot u shpreh e zhgënjyer.

XS
SM
MD
LG