Lidhje

Kosovë, thirrje për konsensus mbi ekonominë


Këshillit Kombëtar për integrime evropiane e vuri theksin tek mungesa e pajtimit edhe për procesin e privatizimit

Në Kosovë, ekspertë të çështjeve ekonomike, thanë sot se vendit i duhet ndërtimi i një kulture që prodhon marrëveshje mbi proceset e rëndësishme ekonomike që janë pjesë e kritereve për integrimet evropiane. Në një tryezë diskutimesh në kuadër të Këshillit Kombëtar për integrime evropiane, theksi u vu në mungesën e pajtimit edhe për procesin e privatizimit në Kosovë, që shpesh është shndërruar në temë përplasjesh të ashpra ndërmjet partive në pushtet dhe atyre në opozitë.

Write Your Quote Here ...
XS
SM
MD
LG