Lidhje

Heshtje parazgjedhore në Kosovë, zgjedhje nesër në Gjilan


Heshtje parazgjedhore në Kosovë, zgjedhje nesër në Gjilan
Heshtje parazgjedhore në Kosovë, zgjedhje nesër në Gjilan

Sot në Kosovë është sërish heshtje para zgjedhore, meqë nesër për herë të tretë në komunën e Gjilanit votohet për postin e kryetarit të komunës.

Rivotimi në këtë komunë u vendos pas regjistrimit të parregullsive ne raundin e dytë të zgjedhjeve, që u mbajtën më 13 dhjetor të vitit të kaluar dhe trajtimeve të çështjes edhe nga Gjykata e Lartë e Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka zëvëndësuar anëtarë të komisionit në vendvotime dhe do të shtojë numrin e tyre ditën e zgjedhjeve, pra nesër, për të parandaluar përsëritjen e parregullsive një pjesë e të cilave thuhet se e kanë burimin tek paqartësitë në infrastrukturën ligjore.

Edhe ekspertë të Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndryshojnë ligjin e zgjedhjeve për të shmangur paqartësi të tilla.

Autoritetet thonë se rivotimet në komunën e Gjilanit do të zhvillohen në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare. Në këtë komunë konkurojnë Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të dyja partnere të koalicionit qeverisës.

XS
SM
MD
LG