Lidhje

Kosovë, roli i arsimimit në luftën kundër ekstremizmit


Roli i arsimit në luftën kundër ektremizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:17 0:00

Në Kosovë, njohës të çështjeve të sigurisë dhe arsimit thanë se mësimet e disa imamëve të radikalizuar duken më tërheqëse për një pjesë të të rinjve sesa mësimet shkollore. Këto komente u bënë në një konferencë mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimimit, gjatë së cilës u tha se Kosova nuk ka politika të qarta në arsim që u kundërvihen ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Roli i arsimit në luftën kundër ektremizmit
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:17 0:00

Këto komente u bënë në konferencën “Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm përmes edukimit”, e organizuar nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Universitetin e Kolumbias të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Profesori i Universitetit të Kolumbias, David Philips tha se çështjet e sigurisë janë të rëndësishme dhe nuk mund të minimizohen por parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit nuk mund të ndodhë vetëm me këto masa. Ai tha se deradikalizimi mund të bëhet edhe përmes arsimimit dhe kjo sipas tij kërkon angazhimin e të gjithëve. Zoti Philips tha se duhet të shpenzohen më shumë para në shkolla, edukim dhe zhvillim.

“Si një mësues, e njoh rëndësinë e trajnimit të mësimdhënësve dhe zhvillimin e aftësive në klasë, në mënyrë që mësuesit e çdo niveli të arsimimit të jenë të kualifikuar për të bërë këtë punë”, tha zoti Philips duke nënvizuar se Kosova duhet të zhvillojë një reformë në sistemin arsimor për të parandaluar ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin.

“Ne e njohim nevojën për një vlerësim gjithëpërfshirës kombëtar në sektorin e arsimit, duke përfshirë objektet, mësuesit, kurrikulën dhe materialet e të mësuarit. Ne gjithashtu e dimë se çështja e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm është bërë e popullarizuar në Kosovë dhe ne duam që të sigurohemi se përpjekjet tona janë të gjitha komplementare. Prandaj ne rekomandojmë zhvillimin e një planifikimi të nismës ekzistuese në sistemin e arsimit dhe duke përdorur këtë planifikim si një mënyrë për vendosjen e praktikave më të mira, se si të punojmë në reformën e arsimit”, tha ai.

Zoti Philips tha se Kosova ka nevojë ende për mbështetje ndërkombëtare, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar ndërtimin dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve në Kosovë.

“Mendoj se një nga arsyet që të rinjtë kthehen drejt besimeve është se ata ndjehen sikur nuk ekziston asnjë mundësi në jetën e tyre, dhe sinqerisht mungesa e këtyre mundësive vjen nga fakti se komuniteti ndërkombëtar nuk e ka njohur plotësisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Ne duhet të lëvizim përtej 112 vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe miqtë e Kosovës duhet të bëjnë më shumë”, tha zoti Philips.

Ndërsa, profesori universitar, Dukagjin Pupovci tha se sistemi i arsimit vazhdon të mbetet i lënë anash edhe sa i përket parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm.

“Ne nuk kemi politika të qarta në vend që i kundërvihen ekstremizmit në arsim, ne kemi politika që i kundërvihet ekstremizmit në aspektin e sigurisë, në sistemin e drejtësisë, por në arsim kjo nuk është identifikuar si problem dhe sistemi i arsimit nuk është marr me këtë çështje”, tha zoti Pupovci.

Florian Qehaja nga Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë tha se qendra e tij ka identifikuar rolin e arsimimit si një problem në rritjen e ekstremizmit të dhunshëm për shkak të siç thotë mungesës së cilësisë dhe mendimit kritik.

“Një atraksion më të madh përbëjnë disa imam të radikalizuar se sa mësuesit tanë. Ne mendojmë se duke punuar aktivisht në funksion të ngritjes së cilësisë së arsimit në Kosovë ne kontribuojmë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ne kemi identifikuar qartazi që thëniet e disa imamëve me agjendë të caktuar janë shumë më atraktive dhe shumë më tërheqëse për të rinjtë tanë. Fjala është për një pakicë të të rinjve tanë por gjithsesi një pakicë e fortë që ne e quajmë, nja pakicë e cila ka arritur të ndikohet”, tha zoti Qehaja.

Njohësit e sistemit arsimor në vend thanë se Kosova përballet me mësimdhënës të papërgatitur, mungesë të debateve ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve brenda shkollave dhe ka nevojë për të reformuar plan-programet dhe librat shkollor, për tu përballur me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, që viteve të fundit ka shkuar duke u ngritur edhe për shkak të zhvillimeve në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG