Lidhje

Takim Mogerini-Mustafa në Bruksel


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha sot se shpreson që dialogu gjithëpërfshirës politik do të ndihmojë në tejkalimin e bllokadës në Parlamentin e Kosovës.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa në Bruksel, me të cilin diskutuan për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian e cila do të hyjë në fuqi më 1 prill. Zonja Mogherini, thuhet në një njoftim të zyrës së saj, konfirmoi gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ecur përpara me liberalizimin e vizave për Kosovën, pas përmbushjes së kushteve të përcaktuara nga Komisioni Evropian.

Një delegacion i këtij komisioni po qëndron në Kosovë në një mision faktmbledhës për përparimin e vendit në përmbushjen e kushteve. Një nga kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian ishte edhe marrëveshja për shënimin e kufirit me Malin e Zi, e cila bashkë me akordin për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe çuan në krizën më të thellë politike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG