Lidhje

Sfidat e qeverisë së Kosovës gjatë vitit 2015

  • Leonat Shehu

Gjatë vitit 2015, autoritetet në Kosovë pritet të përballen me sfida të shumta, një pjesë e të cilave janë bartur nga viti i kaluar kur Kosova kaloi në një krizë politike. Për analistin e Grupit të Ballkanit për Politika, Naim Rashiti, themelimi i gjykatës së posaçme, vazhdimi i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, janë disa nga sfidat më të mëdha të qeverisë së re. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, ai thotë se përveç këtyre sfidave një nga problemet më të mëdha që Kosova është duke e përjetuar muajve të fundit është edhe humbja e shpresës së qytetarëve në shtetin e Kosovës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG