Lidhje

Kosova hedh poshtë raportin e KE që akuzon Kryeministrin Thaçi


Kosova hedh poshtë raportin e KE që akuzon Kryeministrin Thaçi

Kosova hedh poshtë raportin e KE që akuzon Kryeministrin Thaçi

Kosova hodhi poshtë me zemërim një raport të Këshillit të Evropës, ku akuzohet Kryeministri Hashim Thaçi si kreu i një grupi kriminal i lidhur me trafikimin e organeve të marra nga serbët që mbaheshin të burgosur gjatë konfliktit në Kosovë.

Qeveria e Prishtinës e quajti sot raportin të pabazuar dhe një përpjekje për të njollosur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Në një deklaratë, qeveria akuzon gjithashtu kryehetuesin e Këshillit të Evropës, Dik Marti për njëanshmëri dhe fabrikime.

Zoti Marti, deputet zviceran, kryesoi një grup ekspertësh, të cilët vitin e kaluar shkuan për hetime në Kosovë dhe në Shqipëri, pas akuzave të botuara në media lidhur me trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Hetimi pasonte akuzat e hedhura në librin e ish prokurores së Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte.

Në raport thuhet se zoti Thaçi ishte “bosi” i një grupi të krimit të organizuar në fund të viteve '90. Mes të tjerash, ky grup akuzohet se ka patur lidhje me shitjen e organeve të marra nga të burgosurit serbë të vrarë pas mbarimit të konfliktit në Kosovë.

Sot në Beograd, zëvendësprokurori serb për krimet e luftës, Bruno Vekariç, e quajti raportin një fitore për Serbinë, ndërsa ministri i jashtëm, Vuk Jeremiç shprehu dyshime rreth së ardhmes politike të zotit Thaçi.

Partia Demokratike e zotit Thaçi tha se kishte arritur fitore në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Grupi kriminal, i identifikuar si Grupi i Drenicës, për të cilin flet raporti, thuhet se përfshinte zotin Thaçi dhe figura të tjera drejtuese të UÇK-së.

Raporti do të paraqitet zyrtarisht nesër në Paris.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG