Lidhje

Kosova, thirrje për trysni ndaj Beogradit për zbatimin e marrëveshjeve

  • Leonat Shehu

Në Kosovë, autoritetet i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të ushtrojë trysni mbi Beogradin, për të zbatuar marrëveshjet e arritura në bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Zbatimi i marrëveshjeve, që përfshijnë edhe lëvizjen e lirë, nuk ka filluar ne veriun e Kosovës ku nuk njihen dhe nuk pranohen institucionet e Kosovës. Situata në atë zonë ka nxitur debate rreth mundësisë së përfshirjes apo jo të saj në bisedimet ndërmjet të dyja palëve, që pritet të vazhdojnë pas zgjedhjeve parlamentare e lokale të Serbisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG