Lidhje

Qeveria e Kosovës kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë


Qeveria e Kosovës i bëri thirrje Beogradit për një qasje evropiane ndaj Kosovës dhe që të mos ndërhyjë në punët e brendshme të saj. Këto komente pasuan njoftimet se autoritetet e Serbisë, do të shpallin mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi tha se çfarëdo zgjedhjesh që organizohen jashtë institucioneve të Kosovës, janë të paligjshme dhe pa fuqi juridike.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG