Lidhje

Kosovë: Blloku zgjedhor kritikon institucionet për mosveprim


Në Kosovë, blloku pas zgjedhor i krijuar nga Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, janë shprehur të pakënaqur me refuzimin e presidentes Atifete Jahjaga, që të kërkojë sqarime shtesë nga Gjykata Kushtetuese për zgjidhjen e bllokadës politike në vend.

Përfaqësuesit e këtij blloku thanë se zgjidhja është në Parlamentin e Kosovës, ndërsa kritikuan institucionet e pavarura për mosveprim. Edhe gati pesë muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, partitë politike nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për ngritjen e institucioneve të reja.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG