Lidhje

A është Kosova e mbrojtur nga kriza financiare në Evropë?

  • Leonat Shehu

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, i tha Zërit të Amerikës se Kosova ka shmangur deri tani ndikimet nga kriza në zonën e euros, por ajo mund të pasqyrohet nëpërmjet dërgesave të emigrantëve, eksporteve dhe investimet e huaja të drejtpërdrejta. Investimet e huaja vlerësohen me rëndësi thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të Kosovës së cilës sipas eksperteve i duhet një rritje ekonomike prej mbi shtatë për qind për të ndryshuar situatën aktuale kur ajo përballet me një shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë.

XS
SM
MD
LG