Lidhje

Qeveria e Kosovës paraqet projektligjin për statusin dhe të drejtat e ish luftëtarëve

  • Zëri Amerikës

Qeveria e Kosovës paraqet projektligjin për statusin dhe të drejtat e ish luftëtarëve

Qeveria e Kosovës paraqet projektligjin për statusin dhe të drejtat e ish luftëtarëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.

Sipas këtij projektligji, dëshmor i kombit është çdo pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ka rënë në luftë nga 30 dhjetori i vitit 1991 deri me 19 shtator 1999, si dhe ata veprimtarë që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup dhe që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor 1991.

Me këtë projektligj që pritet të miratohet në Parlamentin e Kosovës, qeveria synon t'u jap fund pakënaqësive të kësaj kategorie të popullsisë që radhitet në mesin e kategorive më të rrezikuara në vend.

Në shkurt të vitit 2006, ishte miratuar një ligj mbi dëshmorët, veteranët dhe invalidët e luftës në Kosovë, por zbatimi i tij u pamundësua për shkak të debateve ndërmjet administratës së atëhershme të Kombeve të Bashkuara dhe institucioneve të Kosovës.

XS
SM
MD
LG