Lidhje

Të shmanget dhuna gjatë rivotimit në Mitrovicë

  • Leonat Shehu

Autoritetet e Serbisë u kanë bërë thirrje serbëve të veriut të Kosovës që të përmbahen nga dhuna dhe provokimet, ndërsa kanë kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të ofrojë siguri gjatë procesit të rivotimit. Veriu i Mitrovicës ishte skenë e incidenteve të dhunshme gjatë fushatës për zgjedhjet komunale të 3 nëntorit por edhe në ditën e zgjedhjeve, kur grupe personash të maskuar ndërhynë në disa vendvotime. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi anulimin e zgjedhjeve në veriun e Mitrovicës dhe caktoi 17 nëntorin datë të rivotimeve.

XS
SM
MD
LG