Lidhje

Kosova në zi kombëtare për tre viktimat e Mynihut


Kosova po mban sot një ditë zi kombëtare në respekt të tre të rinjve nga Kosova që u vranë në sulmin me armë në një qendër tregtare të Mynihut, ku banojnë shumë imigrantë.

Dëshmitarët thanë se autori i sulmit, një 18-vjeçar iraniano-gjerman, i lindur në Gjermani, qëlloi me armë, me sharje kundër imigrantëve.

Ministria e Jashtme e Kosovës i shprehu ngushëllime familjeve të të rinjve të vrarë, duke thënë përmes një komunikate, se "qëndron pranë tyre në këto momente të vështira për ta dhe gjithë komunitetin shqiptar kudo në botë".

Ndërkohë, të dielën hetuesit gjermanë thanë se 18-vjeçari iraniano-gjerman David Ali Sonboly kishte marrë mjekime për probleme psiqike dhe se kishte më tepër se një vit që e kishte planifikuar sulmin.

Hetuesit thanë se ai mund ta kishte blerë armën në internet dhe se ai kalonte shumë kohë duke luajtur me lojëra elektronike me qitje me armë zjarri. Në Gjermani mbajtja e armëve është shumë e kontrolluar dhe hetuesit po përpiqen të zbulojnë se si ai arriti të sigurojë revolen e tipit Glock 17 që e përdori gjatë sulmit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG