Lidhje

Kosovë: opozita do të marrë pjesë në një seancë parlamenti


Të enjten parlamenti i Kosovës pritet të mblidhet pa përplasje, pas më shumë se një muaji. Partitë opozitare janë pajtuar të marrin pjesë në një seancë solemne ku do të flasë presidenti i Austrisë, Heinz Fischer, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë. Po ashtu, këto parti janë pajtuar që të marrin pjesë edhe në seancën ku do të ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, që u nënshkrua të martën në Strasburg, por nuk do të lejojnë seanca tjera në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjeve me Serbinë.

Të enjten mblidhet Parlamenti i Kosovës
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:41 0:00

XS
SM
MD
LG